Komente të Klientëve

Komente të Klientëve

Ne do të donim të ndajmë disa histori të vërteta frymëzuese të vetëm disa prej pacientëve tanë IVF që luftuan për të arritur sukses dhe me të cilët kemi pasur avantazhin të jemi të shërbimit dhe të inkurajojmë që nga fillimi deri në fund të udhëtimit të tyre.

Pacientët tanë janë njerëz të përditshëm, nuk ndryshojnë nga ju dhe unë, të cilët vendosëm të zgjedhin një lloj tjetër të përvojës së IVF duke kombinuar udhëtimin dhe ndihmën mjekësore për të realizuar ëndrrën e tyre; për të filluar një familje. 

spacer with stork

Kualiteti i ulët i vëzeve dhe transplantimi i veshkës nuk më ndalën nga të ngelurit shtatëzënë

Historia ime është e pabesueshme por e vërtetë dhe e veçantë. Para shtatë viteve mu ofrua mundësia e transplantimit të veshkës. Bashkëshorti im dhe unë dëshironim një fëmijë por ishte diçka e pamundshme sipas nefrologut tim përshkak të rrezikut relativ, pra shëndeti im si nënë e fëmisë, refuzimi i transplantit nga trupi im dhe rreziku i lartë i lindjes së parakohshme. Mbështetja për orvatjet e mia ishte e padiskutueshme.

Në moshën 42 vjeçare kualiteti i vezëve të mia ishte i ulët, kështu që kërkova të shkoj në IVF duke përdorur vezë nga donatorë. Atëherë morra vesh se EMBIO mund të më ndihmonte pa pas nevoj të brengosem për asgjë, përderisa do të monitorohesha nga mjeku im pas transferit të embrionit.

Brenga ime e vetme ishte se duhej të kombinoja barërat anti-refuzim me ato të IVF, por trupi im reagoi pozitivisht. Dr. Paraschos dhe ekipi i tij ishin në gjendje të më qetësonin, dhe më ofruan mbështetje të madhe. Fillova trajtimin tim me 20 Shtator 2013, dhe një muaj më vonë mu implantuan tre embrione, por vetëm një nga ata ja doli në tentimin tim të parë.

Ndiej lumturi në secilën ditë me familjen time, duke lënë anash vështërsitë që kisha në gjetjen e ilaçeve IVF duke u zier me mjek dhe farmacist në Francë. Tani jam shtatëzënë dhe po pres fëminë tim të lind në Korrik të 2014-ës. Nëse kam një këshill për gra të cilat kalojnë një transplantim të veshkës dhe që ndiejn nevojën për fëmi atëherë ai është ky: Mos hezitoni të kontaktoni EMBIO-në në Greqi. Ëndrra juaj do të bëhet realiteet një ditë. Më shikoni mua tani, e lumtur dhe me shpresë se do t’ja dal gjatë shtatëzanisë sime duke i falemnderuar EMBIO-së dhe pa ndihmë fare nga nefrologu.

Antara, 42 vjeç
Francë

Shtatëzëne me IVF në tentimin e dytë, me zero vështërsi

Dua të shpreh falemnderimin tim pakufi për Z. Paraschos dhe kolegët e tijë për ndihmën që më kanë ofruar, për ta ndier gëzimin e të qenit nënë!

Hera e parë që vizitova EmBio isha tanimë 44 vjeç, dhe për këtë, gjasat për të mbetur shtatëzëne ishin goxha të kufizuara, për mos të thënë të pamundshme. Në vizitën e parë, e kasha sigurinë që kam ardhur tek personi i duhur. Përpos të qenurit një shkencëtar i shkëlqyeshëm (sipas mendimit tim, më i miri në fushën e riprodhimit të asistuar në Greqi dhe sigurisht një nga më të mirët në Europë), Dr. Thanos Paraschos është një person i shkëlqyer. Interesimi i tij i thellë dhe ndjejshmëria më bëri të ndihem e fuqishme dhe me vetbesim për të kaluar përmes mundimit mental të ivf.

Mbeta shtatëzëne në ciklin e dytë, pa pengesat që i kam ndëgjuar nga gratë tjera të moshës sime. Vëzhgimi gjatë shtatëzanisë sime ka qenë perfekt dhe gjithçka shkoi me lehtësi. Sot, 18 muaj pas lindjes së djalit tim, jetoj momente të lumturisë së pastër…Këtë ja kam borxh Z. Paraschos. Shpresoj dhe i lutem Zotit çdo ditë ta bekojë atë, që ai të vazhdoj ti ndihmojë gratë dhe çiftet me probleme fertiliteti ta bëjnë ëndrrën e tyrë të të qenit prind, realitet.

S.A.
Greqi
Rezervoni një Konsultë Falas Online me Dr Thanos Paraschos dhe ekipin e tij
Dr. Paraschos do të përgjigjet personalisht brenda 24 orëve.
CAPTCHA
This question is for testing whether or not you are a human visitor and to prevent automated spam submissions.
CNN
Historia e Suksesit e Fertilitetit të Dr Paraschos në CNN