Transferimi i embrioneve | EmBIO FIV në Greqi

Transferimi i embrioneve

Transferimi i embrioneve është një procedurë e cila zakonisht ndodh dy deri në tre ditë pas mbledhjes së vezëve. Procedura e tërë zgjat zakonisht vetëm disa minuta dhe është shumë e lehtë, përcillet me 30 minuta shtesë periudh pushimi. Kujdesi gjatë dy tre ditëve të ardhshme sugjerohet. Nuk ka nevojë për qetësues, përveç në raste të veçanta; gjithsesi pacientët duhet të kenë fshikzën plotë në mënyrë që mjeku të mund të vizualizojë kavitetin e mitrës duke përdorur një ultrazë abdomenal.

Mjeku pregatit gruan duke futur një spekulum që zgjeron cerviksin dhe duke pastruar zonën me një solucion jotoksik. Embrionet e zgjedhura futen në një kateter special  (dr. Thanos Paraschos është shpikësi i kateterit Rigid Ëallace). Kur pacienti të jetë pregatitur si duhet, kateteri arrin në dhomën e procedurës. Mjeku me kujdes përmes cerviksit në mitër, i depoziton embrionet. Procedura e tëtë performohet nën udhëheqje ultrazë. Pas mbarimit, ekzaminohet kateteri për të konfirmuar që embrionet janë depozituar në mitër. Nëse jo, atëherë procedura përsëritet.

Numri i embrioneve të transferuara ndryshon. Zakonisht dy deri në katër embrione në 2-4 ose 4-8 stade qelizash transerohen. Numri final i embrioneve të transferuara varet nga kualiteti i tyre, mosha e pacientit, numri i cikleve IVF dhe mundësia e shtatzanisë së shumëfishtë.

Blastocyst Transferi i blastocistëve

Viteve të fundit, mjekët dhe embriologët po tentojnë të reduktojnë numrin e embrioneve të transferuara në mitër. Qëllimi është kryesisht ulja e numrit të shtatzanive të shumëfishta dhe shmangia e problemeve gjinekologjike dhe komplikimeve që zakonisht percjellin këto shtatzani. Transferi i embrioneve në stadin blastocist është një mënyrë për të arritur këtë qëllim.

Në stadin blastocist (afërsisht 5 ditë pas mbledhjes së vezoreve) një embrion ka 120-200 qeliza deri në pikën që, pas ngjitjes së tij për zona pellucida, implantimi i tij në endometrium është i pashmangshëm. Qelizat e shtresës së jashtme të blastocistit gradualisht do të formojnë placentët dhe masa e qelizave të brendshme do të formoj fetusin.

Transferimi i embrioneve në fazën e blastocistit jep mundësinë që embriologu të njoh dhe zgjedh embrionet me kualitete më të mira duke rritur kështu mundësitë për implantim dhe shkallët e shtatzanive. Si shtesë, transferi i blastocisteve i ngjan kushteve të natyrshme sepse në një shtatzani normale embrioni transferohet në tubat fallopiane dhe arrin në mitër 5-6 pas fertizilimit.

Disavantazhi kryesor i kësaj procedure është se ndërsa gati 80% e oocitëve të fekonduar mbijetojnë deri të tretën ditë në kulturë , vetëm 30 % e embrioneve të zhvillohen në blastocistë të mirë-strukturuar në ditën e pestë , madje edhe në rrethana ideale . Edhe pse embrionet janë zgjedhur me kujdes, nuk ka garanci se ata do të vazhdojnë të zhvillohen . Si rezultat një çift me disa embrione të qëndrueshme në ditën e tretë mund të përfundojnë pa embrione për transferimin në ditën e pestë . Prandaj , transferimi blastocyst është sugjeruar në çiftet me më shumë se dhjetë embrione në dispozicion për transferim në ditën e tretë dhe gjithashtu është një opsion alternativ për gratë me dështime të përsëritura të IVF me transferim embrionesh të kryer në ditën e dytë ose të tretë.

A jeni të interesuar për një konsultim fillestar me shpikësin e kateterit Rigid Ëallace për transfertat e vështira të embrioneve ?

Konsultim Falas Online me Dr Thanos Paraschos dhe ekipin e tij

 

Rezervoni një Konsultë Falas Online me Dr Thanos Paraschos dhe ekipin e tij
Dr. Paraschos do të përgjigjet personalisht brenda 24 orëve.
CAPTCHA
This question is for testing whether or not you are a human visitor and to prevent automated spam submissions.
CNN
Historia e Suksesit e Fertilitetit të Dr Paraschos në CNN