Infertiliteti, Çfarë është infertiliteti? | EmBIO FIV në Greqi

Infertiliteti

Çfarë është infertiliteti?

Infertiliteti është pamundësia e një çifti për të arritur ngjizjen dhe shtatzëninë e plotë, pra për të pasur një fëmijë, pas tentativave (marrëdhënie të rregullta) për një vit.

Infertiliteti nuk duhet të ngatërrohet me Sterilitetin, që është paaftësia biologjike absolute për të pasur fëmijë (për shembull, një grua që i është nënshtruar heqjes totale të mitrës dhe vezoreve me sa duket nuk është në gjendje të ketë fëmijë) ose një burrë me azoospermi (pa spermë).

Sipas përkufizimit të infertilitetit, siç është formuluar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ai është një çrregullim shëndetësor dhe ka nevojë për trajtim. Riprodhimi dhe krijimi i familjes konsiderohet e drejtë per çdo njeriu.

Image
γυναίκα με υπογονιμοτητα κρατα αρνητικο τεστ εγκυμοσυνης

 

Konsultim Falas Online me Dr Thanos Paraschos dhe ekipin e tij

A është infertiliteti vetëm një problem femëror?

Jo, infertiliteti nuk është gjithmonë problem i një gruaje, por shfaqet si te meshkujt ashtu edhe te femrat:

  • Rreth një e treta e rasteve të infertilitetit shkaktohen nga problemet femërore
  • Një e treta tjetër e problemeve të fertilitetit janë për shkak të burrit
  • Rastet e mbetura shkaktohen nga një përzierje e problemeve mashkullore dhe femërore ose probleme të panjohura, të quajtura infertilitet i pashpjegueshëm

Sa i shpeshtë është infertiliteti?

Sipas studimeve të ndryshme epidemiologjike dhe vlerësimeve të OBSH afërsisht 8-12% e çifteve që janë në moshë riprodhuese përballen me një formë vështirësie në përpjekjen për të pasur pasardhës. Në nivel global, llogariten rreth 50-80 milionë çifte jopjellore, të cilave çdo vit shtohen afërsisht 2 milionë çifte të reja, me një tendencë rritjeje.

Greqi nuk ka ende studime të plota epidemiologjike të infertilitetit, por vlerësohet se rreth 300,000 çifte kanë vështirësi në ngjizjen e fëmijëve.

Valet e infertilitetit mund të ndryshojë nga zona në zon dhe nga populli në popull. Është e rëndësishme të kuptohet se nuk ka një “profil” të veçantë të çiftit jopjellore, mashkull apo femër. Infertiliteti është një gjendje komplekse dhe e lëngshme: i njëjti person, ose çift, mund të kalojnë periudha të gjata kohore në të cilat nuk janë në gjendje të mbeten shtatzënë dhe kjo paaftësi mund të ndodhë, ose të përfundojë, pa paralajmërim. Në shumicën e rasteve, infertiliteti nuk ka simptoma specifike ( dhimbje, ethe, parehati) kështu që ne nuk e kuptojmë atë.

Mundësia e ngjizjes natyrale

Probabiliteti mesatar normal i konceptimit dhe shtatzënisë nga një çift pjellor me një jetë seksuale normale nuk kalon 20% për cikël menstrual. Kjo përqindje është më e madhe kur mosha e gruas është e re (nën 25 vjeç), mbetet afërsisht konstante deri në moshën 30 vjeçare dhe zvogëlohet në mënyrë progresive deri në moshën 40 vjeçare. Në moshat më të mëdha, shkalla e ngjizjes normale është shumë e vogël, maksimumi i rendit 5%. Rreth 50% e çifteve normale pjellore arrijnë shtatzëninë në vitin e parë të përpjekjes dhe 20-35% e këtyre çifteve arrijnë shtatzëninë në vitin e dytë të përpjekjes. Pjesa e mbetur prej 15% janë çifte “infertile”.

Me ndihmën e modeleve matematikore, është konstatuar se probabiliteti kumulativ për të pasur një fëmijë për një çift mesatarisht jopjellor i afrohet 95% në pesë vjet, ndërsa për një çift me infertilitet të rëndë arrin deri në 45% në pesë vjet. Në të vërtetë, shumë çifte që dështojnë në mënyrë të përsëritur IVF dhe vendosin të ndalojnë së provuari, më vonë mbesin shtatzënë vetë, kur "nuk e presin".

Prandaj, afati standard prej 12 muajsh nuk duhet të konsiderohet absolut: nëse një çift ka kohë dhe durim për të pritur, shtatzënia do të vijë, edhe pas disa muajsh. Megjithatë, këto padyshim nuk zbatohen kur konstatohet stefertiliteti i një anëtari të çiftit. Prandaj, qasja logjike është që të hetohet fertiliteti pas një viti të marrëdhënieve të rregullta të pambrojtura dhe, nëse nuk gjendet faktor stertiliteti absolut, të presi çifti, për të shmangur trajtimin e panevojshëm mjekësor për të pasur fëmijë.

Shkaqet e infertilitetit tek femrat dhe meshkujt

Shkaqet e infertilitetit duhen kërkuar si te meshkujt ashtu edhe te femrat. Pas testimit të detajuar diagnostikues, në shumicën e rasteve do të gjendet shkaku, ndërsa i pashpjegueshëm prek një pakicë çiftesh.

Në vija shumë të përafërta, infertiliteti vjen ose nga inflamacioni i sistemit gjenital, ose nga çrregullimet hormonale. Të dyja shkaktojnë mosfunksionime specifike tek burrat dhe gratë.

Në Greqi, në fakt, konsiderohet se abortet e shtuara, si dhe infeksionet e ndryshme të sistemit gjenital që nuk luftohen në kohën e duhur dhe plotësisht, shkaktojnë inflamacione kronike dhe në fund çojnë në infertilitet.

Simptomat e infertilitetit

Tek meshkujt zakonisht simptoma e vetme është që partnerja/gruaja nuk mbetet shtatzënë. Simptoma të tjera që duhen kontrolluar janë mosfunksionimi erektil, problemet me ejakulimin, çrregullimet hormonale, ndryshimet në testikuj, obeziteti.

Lexoni më shumë rreth infertilitetit mashkullor

Tek femrat gjërat janë më të ndërlikuara dhe simptomat kryesore të infertilitetit janë:

  • Menstruacione të parregullta ose pa perioda
  • Periudhat shumë të dhimbshme
  • Endometrioza
  • Sëmundja inflamatore e legenit
  • Më shumë se një abort

Të kesh një cikël të parregullt tek një grua mund të kontribuojë në infertilitet pasi kjo do të thotë që gruaja mund të mos ovulojë rregullisht. Ovulacioni është kur vezorja lëshon një vezë. Ovulacioni i parregullt mund të shkaktohet nga shumë çështje, duke përfshirë sindromën e vezores policistike , mbi pesh, nënpeshën dhe problemet e tiroides.

Konsultim Falas Online me Dr Thanos Paraschos dhe ekipin e tij

Diagnoza

Para çdo trajtimi duhet të bëhet një diagnozë e qartë. Diagnoza e infertilitetit vendoset nga mjeku specialist (gjinekolog, urolog-androlog ose endokrinolog, sipas rastit). Përveç ekzaminimit klinike dhe marrjes së një historie të detajuar mjekësore të çiftit (ose burrit apo gruas individuale), testi diagnostik mund të përfshijë:

  • testet mikrobiologjike (zakonisht kultura e spermës dhe lëngjeve vaginale)
  • analizat laboratorike të gjakut, spermës dhe mukusit të qafës së mitrës
  • teste të veçanta imazherike (ekografi e pjesës së poshtme të barkut ose skrotumit, histerosalpingografia, CT ose MRI)
  • kolposkopia, peoposkopia
  • operacione (histeroskopi, laparoskopi)
  • teste dhe analiza të tjera speciale (imunologjike, spermë, etj.)

E përsërisim se diagnoza e saktë është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse udhëzon në zgjedhjen e strategjisë terapeutike. Ndërkombëtarisht, tashmë ka një tendencë për trajtim të individualizuar, në varësi të veçorive të çdo çifti. Prandaj është e dobishme që çiftet t'i drejtohen qendrave të organizuara të fertilitetit, qoftë me rekomandimin e mjekut të tyre të përgjithshëm, ose të mjekut specialist me të cilin kanë pasur kontaktet e tyre të para, apo edhe drejtpërdrejt.

Në këtë mënyrë, çifti nuk detyrohet t'i nënshtrohet ekzaminimeve të panevojshme ose të shumëfishta dhe procedurave diagnostikuese të fragmentuara ose jo të plota, ndërsa reduktohet edhe koha e pritjes nga diagnostikimi i problemit deri në vendosjen e planit të trajtimit.

Mjekimi

Për të zgjedhur strategjinë e duhur therapeutike, të gjitha të dhënat duhet të peshohen me kujdes dhe çifti të drejtohet, me ndihmën e ekipit therapeutik, në një vendim të matur dhe të qartë.

Faktorë të tillë si mosha e gruas dhe aftësitë financiare të çiftit duhen marrë seriozisht, pasi diagnostikimi dhe trajtimi i infertilitetit ndonjëherë mund të marrë kohë dhe të kushtueshme.

Në varësi të diagnozës, ofrohen trajtime të ndryshme. Më të thjeshtat janë:

  • ilaçe për të luftuar infeksionet,
  • ilaçe për rregullimin ose stimulimin e funksionit të vezoreve ose testikulave,
  • kirurgji për trajtimin e problemeve anatomike të sistemit riprodhues, ose endometriozës,
  • kombinimi i trajtimit medikamentoz dhe kirurgjik, nëse konsiderohet e nevojshme.

Nëse këto metoda nuk funksionojnë, ose nëse aplikimi i tyre është i panevojshëm, është e nevojshme të drejtoheni në metoda më komplekse, siç janë metodat e ndryshme të riprodhimit të asistuar (fertilizimi in vitro).

Zgjidhje nga Qendra e Fertilitetit EmBIO

EmBIO është një nga njësitë më të mëdha të IVF dhe gjinekologjis në Evropë. Në Qendrën e Fertilitetit EmBIO stafi i kualifikuar mjekësor dhe shkencor i drejtuar nga Dr Thanos Paraschos, zbaton të gjitha teknikat therapeutike nga më inovative deri tek metodat konvencionale të vendosura të fekondimit të asistuar - duke përdorur pajisjet tona moderne teknologjike derisa të arrijmë qëllimin tonë të përbashkët: Të sjellim në botë fëmijët që dëshirojmë.

Çdo vit, ne trajtojmë me sukses më shumë se 2000 raste të infertilitetit. Dhe për fat të mirë për të gjithë ne, edhe pas gjithë këtyre viteve, nuk ju shohim as si raste dhe as si shifra. Ne kujdesemi të kuptojmë nevojat e veçanta të çifteve që vijnë tek ne. Edhe ju e kuptoni që në momentin e parë se problemi juaj do të gjejë një zgjidhje. Dhe ai gjen. Në EmbIO ne kemi norma më të larta suksesi në IVF.

EmBIO arrin rezultatet e dëshiruara në një përqindje më të madhe se 78% ose më shumë pavarësisht nga mosha e nënës shtatzënë. Nëse mosha e gruas i afrohet të 50-ave, ne sigurojmë te marrim vezët hua nga donatorët e rinj, me procedura ligjore, plotësisht të kontrolluara.

Në çdo rast, ne sigurohemi që fëmija juaj të lindë i shëndetshëm me një diagnozë para implantimit, duke kontrolluar, nëse është e nevojshme, gjininë e tyre.

EmBIO afron, me konfidencialitet absolut, mundësinë e IVF-së edhe për beqaret që zgjedhin të krijojnë një familje me një prind .

Nënat ose çiftet që janë bërë prindër falë përpjekjeve tona të përbashkëta në ΕmBIO kanë një përvojë të veçantë për të treguar. Shikoni disa nga këto dëshmi të drejtpërdrejta dhe na kontaktoni për një konsultim falas në internet.

Rezervoni një Konsultë Falas Online me Dr Thanos Paraschos dhe ekipin e tij
Dr. Paraschos do të përgjigjet personalisht brenda 24 orëve.
CAPTCHA
This question is for testing whether or not you are a human visitor and to prevent automated spam submissions.
CNN
Historia e Suksesit e Fertilitetit të Dr Paraschos në CNN