Protokoli IVF | EmBIO FIV në Greqi

Protokoli IVF

Gjat një cikli  të trajtimit IVF, medikamente të caktuara përdoren për të superovuluar vezoret në mënyrë që të prodhojnë numër të madh të vezëve. Këto medikamente mund të jepen në disa kombinime që quhen protokole. Në IVF konvencional përdoren zakonisht dy lloje të protokoleve: protokoli i gjatë dhe protokoli i shkurtë. Medikamentet që përdoren në të dy protokolet janë të njejta; sidoqoftë dallojnë dozat dhe periudha e administrimit me to. Mjeku shqyrton historikun e pacientit (moshën e gruas, përgjigjen ndaj medikamenteve dhe rezultatet e tentimeve të kaluara) dhe përcakton cili protokol do të përdoret për trajtimin në vijim.

Protocoli i gjatë

Supresioni i vezoreve

Për të optimizuar stimulimin e vezoreve, medikamente të caktuara (buserelin, leuprorelin, triptorelin, cetrorelix and ganirelix) jepen duke filluar afërsisht një javë para datës së pritur të periodave, dita e 21 nga cikli 28 ditësh. Ose, pacientët mund të fillojnë të marrin këto ilaçe në ditën e dytë të ciklit. Këto medikamente veprojnë duke shtypur këto dy hormone të quajtur hormonet stimulues të folikulit (FSH) dhe hormoni luteinizues (LH), vezoret nën presion nuk prodhojnë vezë e as hormonin e vezores të quajtur estradiol. Gratë marrin këto hormone për afërsisht 10-15 ditë. Në fund të kësaj periudhe një skanim ultrazë i mitrës dhe vezoreve dhe test gjaku për estradiol performohen.

Stimulimi i vezoreve

Pasi të jetë arritur supresioni i vezoreve, stimulimi i tyre duke përdorur synthetic follicle stimulating hormone ilaç fertiliteti, mund të filloj në orarin e caktuar që duhet fillimi i ciklit. Në ditën e fillimit të ciklit, mund të udhëzoheni që të ulni dozat iniciale, që do të vazhohen përgjat fazës së stimulimit të cikli deri sa përdoret hCG.

Doza e këtyre medikamenteve bazohet në moshën e gruas, peshën, numrin e vezoreve, nivelin e FSH dhe të estradiolit dhe përgjigjen ndaj cikleve të kaluara të stimulimit. Pacientat marrin këtë dozë iniciale të medikamenteve për dy ditë para se të kthehen në synthetic follicle stimulating hormone. Në ditën e tretë bëhet një analizë gjaku, dozat mund të ndryshohen pastaj bazuar në nivelin e estradiolit. Gratë marrin medikamentet për dy ditë para se bëjnë në ditën e pestë edhe një test gjaku. Duke filluar nga Dita e 7 e periudhës së stimulimit bëhet skanim ultrazë. Zakonisht pacientet kthehen për ultrazë dhe analizë gjaku çdo 1 deri në 3 ditë për ti monitoruar folikulat. Kah fundi i stimulimit të vezoreve, pacientët ftohen që të vijnë më shpesh në klinikë për observim. Shumica e grave kërkojnë 8 deri në 12 ditë stimulim të vezoreve, dhe 4 deri në 6 sonograme dhe/ose nivele estradioli gjatë kësaj periudhe. Gjatë stimulimit të vezoreve vazhdon marrja e medikamenteve të fazës 1. Monitorimi i stimulimit të vezoreve (ultrazë dhe teste gjaku) bëhen në klinikën tonë.

Nxitja e folijulave (hCG)

Kur folikulat në rritje përmbushin kriteret që indikojnë se vezët janë të maturuara, pacienti udhëzohet të marri hCG hCG (human chorionic synthetic follicle stimulating hormone). Në përgjithsi, së paku dy folikula me diametër prej së paku 18 mm dhe një nivel i përshtatshëm i estradiolit (150-200pg/ml për çdo folikul) duhet të jenë prezent para se të administrohet hCG. Pacientët udhëzohen të injektojnë hCG (5,000 - 10,000 njësi)

përafërsisht 36 orë para mbledhjes së oocitëve. Për shembull, nëse hCG injektohet në ora 7 pasdite të hënën në mbrëmje, mbledhja e oocitëve do të ndodh në ora 7 paraditë të mërkurën në mëngjes.

Protocoli i shkurtë

Protokoli i shkurtë zakonisht përputhet me ciklin normal dhe për këtë zgjat afërsisht 4 javë (më pak se protokoli i gjatë që zgjat 6 javë). Protokoli i shkurtë përdoret zakonisht kur gruaja ka përgjigje të varfër në ciklet e mëparshme nën protokol të gjatë ose kur gruaja është pak e vjetër në moshë.

Dallimi kryesor në mes protokollit të shkurtë dhe atij të gjatë është se përkundër protokolit të gjatë ku kemi dy faza të ndara – regullimi dhe stimulimi, në protokolin e shkutër pacientët kalojnë drejtë e në stadin e stimulimit. Ajo që ndodh zakonisht është se në ditën e 3 të ciklit pacientët shkojnë në klinikë për një skanim dhe/ose analizë gjaku për tu siguruar që është gjithcka në rregull. Nëse të gjitha shkojnë siç duhet, ata fillojnë injeksionet stimuluese të përshkruara më lart dhe njëkohsisht marrin injeksionet ose sprej hunde për rregullim të vezoreve. Pacientët pastaj udhëzohen të kthehen në klinikë pas disa ditëve ku dhe fillojnë të kenë skanime dhe analiza gjaku të rregullta (çdo ditë, çdo 2 ose 3 ditë) deri sa mjeku vendos se janë gati për mbledhje të vezëve.

Pas këtij vendimi nga mjeku specialist, procesi është saktësisht i njejtë sikur nën protokolin e gjatë të përshkruar më lartë (injektimi i hCG, mbledhja e vezëve). Përparsia e protokolit të shkurtër është se ka më pak medikamente për tu marr. Shumica e grave që nuk kanë pas përgjigje shumë të mirë në protokol të gjatë ndodh që prodhojnë më shumë vezë nën protokolin e shkurtët por kz nuk është gjithmonë rasti.

Rezervoni një Konsultë Falas Online me Dr Thanos Paraschos dhe ekipin e tij
Dr. Paraschos do të përgjigjet personalisht brenda 24 orëve.
CAPTCHA
This question is for testing whether or not you are a human visitor and to prevent automated spam submissions.
CNN
Historia e Suksesit e Fertilitetit të Dr Paraschos në CNN